ryeministrja e re britanike, Lizz Truss ka marrë një letër urgjente në lidhje me gjendjen shëndetësore të Mbretëreshës Elizabeth. Ende nuk dihet se çfarë shkruhet në letrën e dërguar Truss.
Një zëdhënës mbretëror tha: “Pas vlerësimeve të mëtejshme këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore. Harry dhe Meghan, të cilët janë në mes të një turi mbretëror në Evropë, ndryshuan planet e tyre për të udhëtuar për të parë Mbretëreshën.
Mbretëresha Elisabeth II është keq. Lajmin e ka bërë me dije vetë Buckingham Palace. Sipas të dhënave të para, mbretëresha është nën vëzhgimin mjekësor në Balmoral pasi bluzat e bardha janë të shqetësuara për shëndetin e saj./m.j