6 mijë vajza dhe gra që punojnë në fasoneri kanë marrë deri më tani vaksinën e koronavirusit.
Kjo u bë e ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe një foto me një punonjëse të këtij sektori.
“Gentiana është një prej 6000 grave dhe vajzave, që punojnë në sektorin fason dhe që janë vaksinuar falë planit tonë të vaksinimit masiv për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga Covid19”, shkruan ministrja./ b.h