FOTO/ Magjistari varros veten të gjallë
Antony Britton duhet të “arratisej” nga një varr në të cilin ishte varrosur i lidhur. Por pas 7 minutash nuk është parë të dalë, menjëherë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë duke e nxjerrë prej aty pa ndjenja.
“Isha një hap pranë vdekjes.”- ka deklaruar Britton për mediat angleze.-“Kur u lirova nga prangat dheu mu rrezua përsipër dhe nuk po mundesha që të merrja frymë.”
Antony Britton është personi i tretë në 100 vite i cili ka tentuar këtë truk magjie dhe me këtë lloj rezultati shpresohet të jetë edhe i fundit.
Redaksia Java News/ f.g