Foto magjike nga ‘syri’ i një droni
Këto fotografi befasuese të kapura nga ajri sjellin pamjet më magjike të botës që mund të keni ëndërruar.
Imazhet mahnitëse janë marrë nga një grup fotografësh ruse me emrin e AirPano, të cilët kanë përdorur helikopterët, balonat e deri dronet për të kapur foto nga lart.
Në fotot e bëra mund të shihni disa nga mrekullitë e botë, si Harku i Triumfit, Francë, Parku Qendror në Manhattan, ujëvarja në Argjentinë, Amsterdami Utahu, Dubai, flamengot në liqenin e Bogoria të Kenias, ishulli grek Santorini.
Në faqen e internetit të AirPano së, imazhet mund të shihen në 360 gradë si video.
Albumi ka më shumë se 2.000 fotografi nga mbi 200 vende të famshme të planetit, duke përfshirë edhe Polin e Veriut, Antarktidë, Mariana Trench dhe madje edhe pamje të Tokës nga stratosfera.





















