• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FOTO/ Macron e Rama ‘bekojnë’ marrëveshjen e re: ‘Kastrati Group’ sjell në Shqipëri gjigantin francez “Lagardère”

by Java News
17/10/2023 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizita e parë zyrtare në Shqipëri e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron veç mesazheve për integrimin, është shoqëruar në nënshkrimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme në fushën e ekonomisë.

Një ndër këto marrëveshje ishte ajo mes “Grupit Kastrati” dhe konglomeratit ndërkombëtar “Lagardère Travel Retail”, e cila do të operojë edhe në Shqipëri.

Marrëveshja u firmos ditën e sotme nga Presidenti i “Grupit Kastrati”, Shefqet Kastrati dhe Catherine Guyomard, Kryetare e Komitetit Ekzekutiv të Lagardère Travel Retail, në prani të Presidentit të Francës dhe kryeministrit Edi Rama.

“Grupi Kastrati, ka nënshkruar sot në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza”, në Tiranë, një marrëveshje të rëndësishme me konglomeratin francez Lagardere, për zhvillimin e përpjekjeve të përbashkëta për zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit të dyqaneve duty-free dhe shitjes me pakicë në të gjithë Shqipërinë.

Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i grupit Kastrati, Shefqet Kastrati dhe Catherine Guyomard, Kryetare e Komitetit Ekzekutiv të Lagardère Travel Retail (divizioni i shitjes me pakicë të Lagardère).

Gjatë ceremonisë ishin të pranishëm, Presidenti i Frances, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama.foto galeri foto galeri foto galeri

Ky bashkëpunim vjen në kuadër të rritjes së jashtëzakonshme të numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Vetëm sezoni veror ka qenë befasues, i cili ka sjellë dyfishim të të ardhurave nga turizmi në ekonomi, si dhe rritje të numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë, krahasuar me një vit më parë.

Marrëveshja e nënshkruar mes grupit Kastrati dhe Lagardère Travel Retail konsiston në zgjerimin e aktivitetit të shitjes me pakicë dhe shtrirjen e shërbimit pa doganë në të gjitha pikat kufitare dhe qendrat kryesore turistike në Shqipëri. Këto dy grupe janë të përkushtuar që krahas zgjerimit të rrisin ndjeshëm cilësinë e shërbimit si dhe shumëllojshmërinë e produkteve”, thuhet në njoftimin për shtyp të Aeroportit Nënë Tereza.

Grupi Kastrati u themelua në vitin 1991 dhe sot zhvillon aktivitetin e tij në të gjithë rajonin e Ballkanit duke punësuar mbi 4000 punonjës. Grupi Kastrati, i njohur kryesisht për tregtimin me shumicë dhe pakicë të hidrokarbureve, zhvillon një aktivitet të rëndësishëm në fusha si: sigurime, ndërtim, infrastrukturë, turizëm, industri automjetesh etj./m.j

Next Post
LIVE/ Miqësorja e futbollit në “Air Albania”, nisi ndeshja Shqipëri-Bullgari

LIVE/ Miqësorja e futbollit në “Air Albania”, nisi ndeshja Shqipëri-Bullgari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In