BBC sapo ka raportuar se numri i të vdekurve ka arritur në 3 persona. Personi i fundit që u raportua i vdekur është polici i cili u ther me thikë nga sulmuesi në afërsi të ndërtesës së Parlamentit në Londër.
Policia britanike ka hapur zjarr dhe ka vrarë një person që ka tentuar të hyjë në Parlament, mes raportimeve se një automjet është përplasur me këmbësorë në urën “Westminster”.
Agresori me thikë, i përshkruar si një aziatik rreth të 40-ave, arriti të futej në kopshtin e Parlamentit dhe ka gjuajtur me thikë një oficer policie, përpara se të qëllohej për vdekje. Oficeri, sipas një gazetari të huaj që raporton përmes “Twitter”-it, dyshohet të ketë humbur jetën, pasi trupi i tij është mbuluar. Ne perfundim te kesaj ngjarje te rende behet e ditur se bilnanci eshte 3 te vdekur ku njeri eshte agresori, tjetri eshte polic, ndersa viktima e trete eshte nje grua qe eshte goditur nga makina e agresorit.
Më shumë se 10 persona thuhet se janë goditur me automjet “4×4” në urën “Westminster”, që raportohet se drejtohej drejt turmës së këmbësorëve dhe çiklistëve. Tri trupa dukeshin qartë të shtrirë jashtë Parlamentit, ndërsa ndërtesa është rrethuar dhe mbyllur me urgjencë.
Kryeministrja Theresa raportohet të jetë futur në një makinë nga një oficer policie i veshur jo me uniformë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja. Agresori thuhet se ka qenë i vetëm teksa drejtonte automjetin gjatë urës “Westminster”, përpara se të përplasej me gardhin e Dhomës së Parlamentit dhe të futej në kopsht. Punimet e Dhomës së Përfaqësuesve janë pezulluar nga nënkryetarja Lindsay Hoyle. Deputetët janë urdhëruar të qëndrojnë brenda e të mos dalin jashtë.
Njerëzit jashtë pallatit shiheshin teksa vraponin, ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë helikopterë të ndihmës së shpejtë mjekësore, ndërsa të pranishme janë edhe 12 makina policie dhe furgonë. Incidenti dramatik vjen pak javë pasi u mësua se shërbimet sekrete britanike kanë bërë të dështojnë 13 sulme potenciale në më pak se 4 javë, ndërsa njësitë e Antiterrorizmit janë duke funksionuar me më shumë se 500 hetues në terren. Niveli zyrtar i kërcënimit nga terrorizmi ndërkombëtar ka mbetur në të njëjtin nivel, “i rëndë”, duke nënkuptuar se një sulm “është tejet i mundshëm”, një situatë që vijon prej mbi dy vitesh.
Gazetarë në vendngjarje raportojnë se disa persona u panë të mjekoheshin duke publikuar në rrjete sociale dhe foto nga vendngjarja, kurse të tjerë thanë se, policia e kishte eliminuar ndërkohë personin që mbante thikë në dorë.
Ora 16:40-Policia bën me dije se ngjarja po hetohet si nje sulm terrorist
Ora 16:20-Ndërkaq nga frika e ndonjë sulmi të mundshëm janë bllokuar stacionet kryesore të qarkullimit në kryeqytetin britanik.
Disa të shtëna dhe një person që mbante një thikë në dorë u qëllua nga policia britanike para godinës së parlamentit. Ngjarja u shënua rreth orës 2.35 minuta kur u dëgjuan përplasje dhe të shtëna ndërsa deputetët u detyruan të qëndrojnë brenda sallës.
Ndërkaq një makinë është përplasur dhe ka rrëzuar gardhin rrethues të hekurit të Parlamentit. Mësohet se nga ky episod ka disa të plagosur. Dëshmitarë pohuan se në fillim ka pasur zhurma dhe britma, ndërsa ishte parë një person me thikë që qëndronte para godinës së Parlamentit.
Gazetarë në vendngjarje raportojnë se disa persona u panë të mjekoheshin duke publikuar në rrjete sociale dhe foto nga vendngjarja, kurse të tjerë thanë se, policia e kishte eliminuar ndërkohë personin që mbante thikë në dorë. Ndërkaq nga frika e ndonjë sulmi të mundshëm janë bllokuar stacionet kryesore të qarkullimit në kryeqytetin britanik. Spikeri i Parlamentit menjëherë njoftoi deputetët se seanca ndërpritej, por ata nuk duhet të lëviznin në asnjë mënyrë nga godina dhe se duhet të qëndronin aty. /ma.me