Rishfaqet për herë të parë pas largimit ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Llalla është fotografuar ditën e sotme në ambientet e një bari tek “Kullat Binjake”, teksa po pinte një kafe i vetëm dhe i pa shoqëruar nga bodigard.
I veshur me një kostum blu të errët, Llalla shihet teksa flet në telefon brenda ambienteve të barit.
Vendin e Llallës tashmë e ka zënë Arta Marku, e cila në pak javë ka bërë një sërë lëvizjesh në rang prokurorësh.