Pas vendimit të drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu për të shkarkuar shefin e Komisariatit Nr.1 në Tiranë, si pasojë e dyndjes së madhe të qytetarëve te Liqeni Artificial, kjo zonë i është rikthyer sërish shtetrrethimit.
Ditën e sotme në të gjitha pikat hyrëse të Liqenit Artificial janë vendosur punonjës policie të cilët bëjnë kontrollin e qytetarëve për pajisje me autorizimin përkatës, dhe në rast të kundërt ata ndëshkohen me masë administrative, gjobë. Gjithashtu në çdo hyrje të Liqenit janë vendosur shirita ndalimi nga ana e policisë.