• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Largohet nga Shqipëria pas telasheve me të dashurin në kërkim, Trejsi Sejdini nis jetë të re mes luksit në…

by Java News
22/02/2020 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak kohë më parë, modelja Trejsi Sejdini njoftoi se do të zhvendosej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të provuar karrierën si modele dhe duket se e ka bërë fakt. Tashmë ajo poston foto nga New Yorku, ku ekspozon jetën e luksit, njësoj siç e bënte në Shqipëri.

Trejsi ka marrë pjesë në sfilatën e parë në Javën e Modës në New York. Ajo hapi shfaqjen e Raul Penaranda duke prezantuar koleksionin e 21-të të markës, ndërsa doli në pasarelë e veshur me një fustan të zi, momente të cilat i shfaqi me disa foto në “Instagram”.

“E lumtur që po hap shfaqjen për Raul Penaranda në Javën e Modës 2020. Faleminderit që më zgjodhët!”, shkrante ajo. E menjëherë pas largimit të saj, ajo ra në sy edhe të supermodeles me famë botërore, Gigi Hadid. Kjo për shkak të dy fotove të publikuara nga Trejsi, ku ka veshur një kostum sportiv të Gigit, në bashkëpunim me markën e veshjeve “Reedbok”.

Ylli botëror ripostoi fotot e Trejsit në “Instagram”-in e saj dhe kjo gjë e ka lumturuar shumë modelen shqiptare, e cila e konsideron një idhull.

“Faleminderit shumë idhulli im! Të dua shumë Gigi!”, shkroi Trejsi. Duket se me largimin nga Shqipëria, Trejsi la pas jetën e saj gjithë telashe me të dashurin problematik, për të filluar një jetë të re mes luksit në SHBA. Kujtojmë që ajo u përfshi në një skandal policor, pasi i dashuri i saj, Leonard Duka, (tashmë në kërkim), vrau ish-efektivin Santiago Malko. Gjithashtu, pak kohë më parë u publikua një video ku raportohej se Trejsi u rrah brenda makinës së saj nga disa çuna.

Po cila ishte strategjia e Trejsit, për të deklaruar se ajo po mbyllte një kapitull të errët të jetës së saj në Shqipëri, për të nisur një tjetër në SHBA?

Hapi i parë ishte të deklaronte se ishte ndarë nga i dashuri problematik.

Gjatë një interviste në “RTV Ora”, Trejsi foli për jetën e saj private.

Ajo u shpreh se momentalisht është single, duke deklaruar kështu ndarjen nga i dashuri i saj në arrati, Duka.

Pyetjes: “Aktualisht, je single apo në një lidhje”, ajo iu përgjigj: 

“Për momentin jam single. Kjo nuk do të thotë që tani duhet të më suleni të gjithë dhe të filloni me provokimet tuaja”, tha ajo.

“Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini për shkak të historisë së saj me një prej kokave të bandave, është një emër i lakuar gjatë në median rozë.

“Unë si Trejs dhe çfarëdolloj personi tjetër, besoj se nuk mban përgjegjësi për veprimet e askujt, qofshin të hijshme, të pahijshme, të vërteta ose jo. Realisht, më vjen shumë turp që më është lakuar emri në situata të tilla. Gjithashtu, dua të theksoj faktin që nuk kam dashur të bëj nga këto gocat e ‘Instagram’-it që nxjerrin story dhe shajnë mediat, nuk më ka pëlqyer kjo gjë. Trejsi është ‘Miss Albania 2018’. Mund të kërkoni emrin tim dhe mund të shikoni Wikipedia se çfarë sinonimesh kam unë si modele, domethënë sekssimbol, model, ‘Miss Universe Albania’, pafund. Trejsi nuk ka lidhje me asgjë që është e paligjshme. Nuk kam lidhje me asnjë person që ka lidhje me banda”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Por direkt pas kësaj deklarate publike, ndjekësit hodhën dyshimet e tyre nëse kjo mënyrë të shprehuri ishte një strategji e saj për “të pastruar figurën” pas shkrimeve të shumta, ku emri i saj si vajzë showbizz-i u përmend në kronikën e zezë. Ndërsa burime të afërta pranë pohuan pas kësaj deklarate se ka qenë i dashuri në arrati, ai që ka hequr dorë nga Trejsi, duke e braktisur dhe duke u larguar pa gjurmë nga jeta e saj. Kujtojmë që Trejsi Sejdini është një nga modelet shqiptare që reklamon hapur jetën e saj luksoze.

Pas vrasjes së ish-efektivit doli në pah edhe personi që fshihej pas të ardhurave marramendëse të modeles, i dashuri i saj. Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet te miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ka 37-vjeçari, duke qenë se zotëron disa biznese.

Megjithëse u arrestua në prill të vitit të kaluar, ia doli t’ia hidhte paq nga drejtësia. Deklarata e Trejsit se s’kishte më punë me të erdhi disa ditë pas statusit në “Instagram”, ku shprehej: “Ndihem si Toni Montana”, ndërkohë që ish-partneri i saj është në kërkim si kokë e grupit të kokainës “Duka” në Tiranë, i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.

Pasi ra në pranga bashkë me tre persona të tjerë si kokë e grupit të kokainës “Duka”, mediat shkruan se i dashuri ishte liruar, që do të thoshte se Trejsi i rikthehej jetës së lumtur me udhëtime dhe blerje super të shtrenjta që ai i bënte. Për të festuar daljen nga burgu të të dashurit, ajo realizoi disa foto të nxehta, ku mori shumë komente për veshjet intime që kishte zgjedhur e deri te linjat e palestruara. Trejsi Sejdini, e cila u bë e njohur pas një videoje ku shfaqej duke rrahur një djalë, tërhoqi në fillimet e saj mjaft fansa në rrjetet sociale.

Albumi i fotografive dhe videoja që postoi në “Instagram” pas lajmeve për të dashurin, mori menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente, nga pozitivet e deri te kritikat. Lidhur me këto komente, “Miss Universe Albania” vendosi që të mos reagonte, duke shijuar vetëm anën pozitive të tyre. Të njëjtën gjë bëri edhe me komentet që iu bënë për daljen nga burgu të të dashurit pas një operacioni të bujshëm, duke mos thënë asgjë në lidhje me faktin që u komentua edhe ajo në shkrimet për këtë çështje. Në dosjen e ardhur nga Gjermania, me kod “ZF/13-442 AL” dhe në 7 raportet e SHISH-it për vitin 2018, në skedën “Leonard Duka dhe Grupi” u bashkëngjit edhe emri Trejsi Sejdini si e dashura e tij, pjesë përfituese e trafikut të drogës, faktuar kjo lidhje e të dyve edhe me një foto të publikuar në “Instagram” nga vetë “gangsterja e Elbasanit” ditën e Shën Valentinit, 14 shkurt 2019.

Ndërkohë që ish-i dashuri i saj është ende në kërkim, Trejsi vazhdonte ta shijonte jetën si më parë dhe postonte foto gjithmonë e më të nxehta, duke ngacmuar me statuset provokuese, deri në momentin kur do të deklarohej single. Le të shohim nëse jeta e saj në SHBA do të jetë po ashtu e mbushur me skandale e drama, apo ka vendosur të ndryshojë me të vërtetë. /Panoramaplus.al

 

       

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Të dënuar me burg për vrasje, kush janë 3 të rrezikshmit që shijojnë lirinë prej vitesh

FOTO/ Të dënuar me burg për vrasje, kush janë 3 të rrezikshmit që shijojnë lirinë prej vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

January 24, 2026
“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

January 24, 2026
“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

January 24, 2026
Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

January 24, 2026
“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

January 24, 2026
Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

January 24, 2026
1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

January 24, 2026
Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

January 24, 2026
Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In