Kryeministri Edi Rama dihet tashmë që është një tifoz i zjarrtë i futbollit në përgjithësi dhe i Juventusit në veçanti. Këtë gjë Rama nuk e ka fshehur asnjëherë, dhe të njëjtën gjë duket se ka zgjedhur të bëjë edhe ditën e djeshme. Ai ishte në Konispol, ku shpërndau legalizime për banorët e kësaj zone. Ajo që ra në sy ndër të tjera, ishte xhupi i tij me logon e Juventusit, aq sa u bë lajm edhe nga mediat botërore sportive. Ky fakt nuk i ka shpëtuar rrjeteve sociale, të cilët kanë përfituar të bëjnë humor edhe me këtë fakt.
ma.me