Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë përveç zhurmës dhe të bërtiturave ka patur edhe dhunë fizike mes një detuteti të opozitës dhe një tjetri të mazhdorancës.
Ndërkohë që ndodhnin të gjitha këto, ish-Presidenti i vendit Ilir Meta, njëherësh edhe kryetari i Partisë së Lirisë, së bashku me deputetin Petrit Vasili janë fotografuar duke darkuar në shoqërinë e një personi të tretë.
Jo shumë larg ambienteve të Parlamentit, Meta i veshur sportiv, me një xhaketë jeans, duket mjaft i qetë dhe i fokusuar tek biseda.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u tha në media se ish-Presidenti i vendit Ilir Meta është arratisur nga Shqipëria si pasojë e një fjetë-arresti prerë nga SPAK.
Duket se kjo nuk është aspak e vërtetë meqë edhe Meta edhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi janë të dy brenda territorit të Shqipërisë dhe ditën e sotme të dy kanë bërë dalje publike./m.j