E shtrirë përtokë me fytyrën në tapetin e Shtëpisë së Bardhë, në këmbët e presidentit të SHBA. Kjo foto e kësaj vajze të vogël po bën xhiron e botës në këto orë. Skena është marrë gjatë ceremonisë së Pashkës Hebraike, në prillin e shkuar. Vajza është e bija e gazetares amerikane Laura Moser dhe duket se nuk ndjehet fort e kënaqur, megjithëse është ftuar në darkë nga njeriu më i fuqishëm në botë.









