Trupat e nëntë të vrarët e luftimeve në Lagjien e Trimave në Kumanovë kanë mbërritur në Kosovë.
Fillimisht, trupat e pajetë nga Shkupi janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa sot do të dërgohen në banesat e tyre. Transferimi i trupave të pajetë është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm.









