Tre lajmërime vdekje në një tabelë, një ditë pas masakrës së Fushë-Krujës. Brilant Martinaj, 23 vjeç, do të përcillet sot në banesën e fundit, pasi u vra dje te Mbikalimi i Fushë-Krujës, e gjithashtu sot, por dy orë më vonë do të jetë dhe ceremonia mortore e Besmir Hoxhës, mikut të tij që u ekzekutua po dje.
Ndërkaq Dikler Vata, i cili dyshohet se ishte truprojë e Brilant Martinajt do të përcillet nesër në banesën e fundit. Kjo është fotoja e vetme e të riut e publikuar deri më tani.
Automjeti i viktimave po i nënshtrohet ende mbikëqyrjes, pasi dyshohet se dhe tre viktimat kanë pasur armë me vete. Grupi hetimor mendon se Diklen Vata ka dalë nga automjeti për t’u vetëmbrojtur, pasi dyshohet se kishte statusin e truprojës së Brilant Martinajt.