Shkodër- Del foto e efketivit të policisë që i dogjën makinën në Shkodër. Dalin edhe pamjet nga vendi i ngjarjes.
Sokol Kroni, 54 vjeç, ka dalë nga banesa sapo ka parë flakët, por makina është djegur pjesërisht me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër
Automjeti ka qenë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi.
Policia po heton për një hakmarrje të mundshme ndaj 54-vjeçarit për shkak të detyrës.