Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ka nisur me debate të ashpra mes palëve, ndërsa kryetari , Enkelejd Alibeaj ka tërhequr vëmendjen e mediave pasi është shfaqur me fashë në hundë dhe me maskë në fytyrë.
Deputeti i PD bëri thirrje për vaksinim, por nuk sqaroi se çfarë ka ndodhur.
“Unë ju kërkoj ndjesë që do ta zhvilloj mbledhjen duke përdorur maskën. Kushdo që na sheh e na dëgjon të marrë masat për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga Covid-19 dhe pse jo, vaksinohuni të gjithë, ruani veten dhe bëhuni shembull për ata që ju rrethojnë”, tha Alibeaj
Nderkohe qe Alibeaj u ankua se asnjë institucion që i është dërguar kërkesë për informacion për zgjedhjet e 25 prillit, nuk ka kthyer përgjigje./m.j