• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Kush është truri i grabitjes së futbollistëve të Realit, pjesë e grupit që vrau policin e RENEA-s në 2001

by Java News
22/10/2019 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat spanjolle japin detaje lidhur me operacionin e zhvilluar nga Europol më 16 tetor ku është shpërbërë një grup shqiptarësh, i cili akuzohet se ka grabitur shtëpitë e yjeve të futbollit në Spanjë.

Yjet e Real Madrid, Atletiko Madrid si Karim Benzema, Alvaro Morato, Thomas Partey, Zinedine Zidane, Casemiro, e Isco, ranë pre e këtyre grabitjeve, ku nuk kanë munguar as vjedhjet e sendeve me vlerë si medaljet e Champions, ora të shtrenjta, kasafortë, etj. Europol publikoi pamjet e arrestimit të shqiptarëve, ndërsa mes tyre ishte edhe një spanjolle, e cila dyshohet se ka lidhje dashurie me njërin prej të arrestuarve.

“Marca” shkruan se shqiptarët hynin nga kopështi dhe nga muret rrethuese duke u zvarritur. Më pas hynin nëpër dritare, duke arritur që t’ju shmangeshin edhe kamerave të sigurisë. Pasi hynin nëpër banesa, ata më pas vidhnin sende me vlerë, edhe para cash.

Ndërkaq, media spanjolle zbulon edhe emrin e shqiptarit që është truri i këtij grupi që realizoi vjedhjet më të bujshme të historisë së grabitjeve në Spanjë. Ai është Marjan Zefi, i cilësuar si mjeshtri i grupit dhe grabitësi me më shumë eksperiencë. Për Marjan Zefin, grabitja e banesave nuk është një sport i ri.

Ai është ‘truri’ që ideoi grabitjen e shtëpisë së Benzema dhe Zidane, dhunoi për vdekje me një sëpatë yllin e televizioneve spanjolle, Joze Luis Moreno. Moreno u grabit nga një grup shqiptarësh në vitin 2007, të cilët e dhunuan dhe ai përfundoi në gjendje të rëndë në spital.

Grabitja u krye nga banda e Astrit Bushit, një emër tejet i njohur për drejtësinë shqiptare, Marjan Zefi dhe disa persona të tjerë. Laçjani Astrit Bushi, i shpëtoi ekstradimit në Itali në vitin 2014. Bushi, akuzohet edhe si ekzekutori i policit të RENEA-s, Altin Balozi.

Të gjithë anëtarëve të bandës, në momentin e arrestimit, policia u gjeti sirtare të mbushura plot me bizhuteri ari, por edhe veshje dhe këpucë të shtrenjta, siç edhe një palë çizme Versace. Makina luksoze dhe sasi e konsiderueshme eurosh janë sekuestruar nga policia, në operacionin e 16 tetorit. Por sipas medieve spanjolle, sendet e gjetura nuk janë gjithçka që ata kanë grabitur. Një pjesë e arit dhe medaljeve dyshohet sipas tyre se ndodhet në Shqipëri. Grupi akuzohet se ka kryer 14 grabitje.

Next Post
Basha zgjedh “Der Spiegel” për t’iu përgjigjur Ramës: Shqiptarët e dinë se kë refuzoi Europa

Basha zgjedh “Der Spiegel” për t’iu përgjigjur Ramës: Shqiptarët e dinë se kë refuzoi Europa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In