• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Kush është gruaja që zhvati 1 mln euro nën premtimin e projekteve, viktimë dhe vëllai i drejtorit të policisë

by Java News
23/07/2019 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 1 milion euro është dëmi që ju ka shkaktuar biznesmenëve, duke i mashtrua me projekte ndërkombëtare ndërtimi. Në pranga të uniformave blu ka përfunduar Violeta Petro, ndërsa në emër të mashtrueses janë bërë 7 kallëzime në policinë e Tiranës.

Kjo është Violeta Petro, e cila u arrestua nga policia e Tiranës, nën akuzën se mashtronte biznesmenët, duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj.

Në Seksionin për Krimin Ekonomik dhe Financiar në drejtorinë e Policisë së kryeqytetit, kishin mbërritur disa kallëzime nga pronarë e biznesmenë të ndryshëm se një shtetase, nëpërmjet mashtrimit, kishte përvetësuar fondet e tyre. 64-vjeçarja prezantohej si përfaqësuese e një organizate ndërkombëtare, dhe  u premtonte financime në projekte ndërtimi jo vetëm në Tiranë por edhe në zonat bregdetare.

Në emër të 64-vjeçares Vieleta  Petro janë bërë të paktën 7 kallëzime nga qershori deri në korrik. Nga hetimi rezultoi se paratë që biznesmenët ia kanë dërguar në rrugë bankare Petros për parapagim janë tërhequr  nga e arrestuara dhe për gjetjen e tyre do të kërkohet edhe bashkëpunimi i saj. Ndërkohë dyshohet se dëmi i shkaktuar është rreth 1 milion euro.

Edhe në të kaluarën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë bërë shumë kallëzime për vepra penale të Mashtrimit. Në 2018 u proceduar 215 autorë, ndërsa shifra nga viti në vit ka ardhur ne rritje.

Sipas prokurorisë së Tiranës, qytetarët që kanë rënë më shumë pre e mashtrimeve kanë qenë ato persona që kishin porositur njësi banimi pranë shoqërive të ndërtimit, duke bërë edhe pagesën e plotë të pronës. Por ka rezultuar nga hetime se apartamentet apo njësitë e shërbimit të cilat ata kanë blerë, janë shitur rishtas nga shoqëritë e ndërtimit të tretëve, e për këtë arsye nuk mund të jenë pronar të këtyre pasurive, duke çuar në prangosjen e shumë prej pronarëve të firmave të ndërtimit./ABC

Next Post
LIVE/ Rama: Në 30 qershor fitoi qytetaria dhe shteti, humbi rrëmuja dhe balta

LIVE/ Rama: Në 30 qershor fitoi qytetaria dhe shteti, humbi rrëmuja dhe balta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In