Të dielën, më 24 mars, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati festoi 42-vjetorin e lindjes, teksa nga urimet e shumta ka veçuar atë të të birit.
“Çdo burrë mund të bëhet prind. Të jesh “baba” e bën dikë më të veçantë”, thuhet në letrën e Martinit të shkruar me ngjyra. Për ish-ministrin Bushati kjo është dhurata më ëmbël për ditëlindje.
Siç është shprehur dhe vetë Bushati në fjalimin e tij të fundit si ministër, duke cituar fjalët e presidentit gjerman Frank Vvalter Steinmeier, ai është i munguari i familjes kur është në detyrë. Por tashmë Bushati ka më shumë kohë për familjen e tij, dhe jo vetëm fundjavat e pakta që kalonte kur ishte zyrtar i qeverisë.
Martini, sot 7-vjeçar, ka qenë mjaft i vogël kur Bushati nisi para pesë vitesh e gjysmë detyrën e tij si Ministri i Jashtëm i vendit, e normalisht tashmë që është më i rritur e ndjen më shumë praninë e të atit në këto ditë.