FOTO/ Kur Kim Kardashian tregon ‘arsenalin’
Ndonëse dje ishte ditëlindja e motrës së vogël Kylie Jenner’s, e cila mbushte 18 vjeçe, ajo që ishte e sigurtë, ishte fakti se Kim Kardashian rrëmbeu vëmendjen mbi vete.
34-vjeçarja shtatzënë, teksa u paraqit në lokalin “The Nice Guy” në Los Angeles (SHBA), e shoqëruar nga bashkëshorti Kanye West, ra në sy prej veshjes së saj.
Kjo për shkak të ngushtësisë së fundit dhe bluzës dhe kryesisht prej transparencës së tepruar në pjesën e sipërme.
Nga transparenca e bluzës dukeshin gjinjtë e bëshëm të Kim, e cila është pesë muajshe shtatzënë, në pritje të një djali pas vajzës North. Ndërkohë në pjesën e kurrizit, dukeshin tulet, disi me rrathë.











