• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Kumbari i saj nisi pushtimin e Ukrainës, “Paris Hilton” e Rusisë merr arratinë, largohet nga Moska

by Java News
12/04/2022 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gruaja që ka për kumbar Vladimir Putinin thuhet se ka marrë nënshtetësinë izraelite dhe ka shitur apartamentin e saj në Moskë pas agresionit rus të Ukrainës. Ajo është 40-vjeçarja Xenia Sobchak, e cila është një prezantuese e rëndësishme televizive dhe politikania kryesore femër e opozitës ruse.

Thuhet se Sobchak ka siguruar nënshtetësinë izraelite për veten dhe djalin e saj të vogël dhe se njëherësh ka shitur një apartament luksoz në Moskë për më shumë se 10 milionë dollarë. Vihet re se Sobchak që në fillim ishte kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Putin ka lidhje të gjata me familjen e saj. Babai I 40-vjeçares, Anatoly Sobchak, ishte profesori dhe mentori i Putinit në drejtësi, si dhe ai që i dha atij hapin e parë në politikë si nënkryetar i bashkisë së Shën Petersburgut.

Sipas Daily Mail, Putin e çoi ilegalisht Sobchak nga Rusia në Perëndim për trajtim  mjekësor dhe kjo ndodhi kur mentori i tij kërkohej për një rast të dyshuar korrupsioni. Në vitin 2000, Putin u fotografua me nënën e Xenia-s në funeralin e Sobchak.

Në të njëjtën kohë, raportet nga Izraeli dhe Rusia qëndrojnë mbi lidhjet hebraike të Xenia-s me nënën e saj. Xenia Sobchak thuhet se ka marrë nënshtetësinë izraelite ndërsa ishte me “pushime” atje që nga fillimi i marsit.

Megjithatë, një muaj më parë, pasi konfirmoi se ishte në Izrael për pushime, ajo shtoi se “Unë jam ruse, jam shtetase e Rusisë. Unë nuk emigroj askund, nuk kam kombësi të tjera”. Më herët të shtunën ajo njoftoi përmes rrjeteve sociale se ndodhej në Rusi.

Ajo jo vetëm që nuk mohoi raportimet për shtetësinë e saj të re, por pretendoi se ato vinin nga mediat “propagande” të Putinit. Një burim, ndërkohë, pohoi se Sobchak kishte “frikë nga represioni” në Rusinë e Putinit dhe kishte rregulluar të largohej nga vendi.

“Paris Hilton i Rusisë” që bëri revolucionin e saj

40-vjeçarja – e cila për flokët e saj biondë u quajt “Paris Hilton e Rusisë” nga mediat ruse – ka bërë revolucionin e saj në dhjetë vitet e fundit. Ajo kritikoi ashpër politikat e Putinit,  duke e deklaruar veten socialiste, ndërsa shprehu kundërshtimin e saj ndaj luftës së kumbarit të saj në Ukrainë.

“Çështja kryesore – është një konflikt i vërtetë me Ukrainën – në të cilin askush, madje as unë, nuk besuam se do të ndodhte deri në fund. Kur Rusia njohu Republikat Popullore të Donbasit, dukej se një lloj ndërmjetësimi kishte marrë fund. Ky ishte fillimi. Konflikti ushtarak ka filluar”, shkroi Sobchak në një postim të gjatë në Instagram, duke shtuar: “E vetmja gjë që është e sigurt është se njerëzit po vdesin”.

Vihet re se si gazetare, Xenia Sobchak komenton agresionin rus të Ukrainës, ndërsa shpesh merr pjesë në demonstratat e opozitës ruse dhe denoncon në mënyrë sistematike Kremlinin në rrjetet sociale.

g.kosovari

Next Post
Lufta në Ukrainë: Mes dëshpërimit dhe frikës së humbjes, nëna shkruan detaje në shpinën e së bijës 2-vjeçare

Lufta në Ukrainë: Mes dëshpërimit dhe frikës së humbjes, nëna shkruan detaje në shpinën e së bijës 2-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In