FOTO/ Kualifikimi në ‘Euro 2016’, plas humori në rrjetet sociale
Kualifikimi i Kombëtares shqiptare për herë të parë në Kampionatin Evropianë u shoqërua edhe me batuta.
Pas humbjes përballë Serbisë, sportdashësit e kaluan dhimbjen me fitoren e djeshme ndaj Armenisë, e cila i dha edhe kualifikimin në “Euro 2016”. Rrjetet sociale si gjithmonë, gjejnë foto për të përcjellë me humor emocionet e fitores. Fotot me mbishkrime ndaj grekëve dhe serbëve nuk kanë munguar pas kualifikimit të Shqipërisë, duke shprehur rëndësinë e kualifikimit përballë ndeshjes së 8 tetorit.
Ndërkohë që, në batuta është përfshirë edhe përmbytjet në vend, si dhe ngjarja e ndodhur mesditën e sotme, shpallja i pafajshëm i ish-Guvernatorit të BSH-së, Ardian Fullani.









