Tritan Shehu, që kryeson listën e Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës vijon fushatën elektorale, jo vetëm brenda kufijve, por edhe jashtë tij në Athinë. Por deri këtu nuk ka asgjë të veçantë, pasi ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është fakti se në krahun e tij të djathtë ndodhet ish- ministri Spiro Ksera. Ish-ministri i qeverisë së Berishës ka vetëm pak muaj që doli nga burgu, pasi u dënua për korrupsion. Megjithatë edhe pse PD e ka shpallur si prioritet të saj dekriminalizimin, Spiro Ksera është në krah të kryesuesit të listës së opozitës në Gjirokastër në këto zgjedhje.
ma.me