Policia e Shtetit vijon zbatimin e planit të masave për goditjen e rasteve të kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike. Ditën e djeshme, policia e Krujës mësohet se pas kontrolleve të në sera dhe çdo vendi të mundshëm, me qëllim parandalimin e kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike, në fshatin Mafsheq, Krujë në vendin e quajtur ”Shqezë”, pranë banesës së Xh.Basha , u konstatuan dhe asgjësuan me anë të djegies 159 fidanë Cannabis Sattiva.
Në pranga ka rënë 59-vjeçari Xhafer Basha, ndërsa policia ka proceduar penalisht kryeplakun e këtij fshati G.F. me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale: “Kultivim I bimëve narkotike” në ngarkim të Xhafer Basha, dhe “Shpërdorimi I detyrës” në ngarkim të G.F./ma.me