Vetëm pak minuta pas vrasjes së dyfishtë në Durrës, policia ka gjetur një makinë të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.
“BalkanWeb” raporton se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa mjeti i djegur tip “Benz”, targa te vjedhura, është gjetur në hyrje të qytetit të Rrogozhinës.
Siç raporton BW, makina është lënë në anë të rrugës kryesore dhe i është vënë flaka. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, si dhe shërbimet zjarrfikës, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.