Ideja e norvegjezëve për të vendosur qeset me mollë jashtë murit të shtëpisë për kalimtarët duket se ka tërhequr edhe shqiptarët e Kosovës.
Mediat kosovare kanë publikuar pamjet, ku një profesor nga fshati Shajkovc i Podujevës, ka vendosur disa qese me mollë jashtë oborrit, në mënyrë që kalimtarët t’i marrin.
Veprimi i tij është për t’u duartrokitur, pasi padyshim që është një shembull i mirë për shoqërinë. Një formë sensibilizim kjo për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe nga ana tjetër për të reflektuar ata që ndajnë miliona pasuri.
Këto pamje kanë bërë tashmë xhiron në media.
(Foto e shkrepur ne Norvegji)
a.ç











