• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / Koronavirusi boshatis Tiranën, pamjet e para të mëngjesit të sotëm

by A R
13/03/2020 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izolimi në shtëpi për pjesën më të madhe të njerëzve, ndërprerja e aktiviteteve dhe bllokimi i qarkullimit nga frika e koronavirusit, ka bërë që rrugët e Tiranës të jenë më të zbrazura se kurrë.

Në fotogaleri mund të shikoni se si u gdhi kryeqendra e vendit, mes pasigurisë, ankthit dhe të panjohurës që do të ndodhë në vijim.

Kjo pasi nga sot dhe të paktën deri të dielën, askush nuk do të lejohet që të lëvizë me makina private brenda në Tiranë, ndërkohë që transporti urban dhe shërbimi taksi u ndalua, ashtu sikundër baret dhe lokalet janë mbyllur.

Një zbrazje e tillë e kryeqytetit nuk mbahet mend të jetë parë prej kohësh, madje as në ditën e parë të ndërrimit të viteve… kur në atë ditë sërish disi më vonë, qytetarët nuk bëjnë dot pa e rrëkëllyer një kafe. E sot duket se kafja turke do të ziejë në masë sërish në xhezve si dikur.

Kufizimet e detajuara në qarkullim

-Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, të mos lejohet të qarkullojnë automjete të transportit ndërurban, automjetet private drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas, nga Tirana dhe Durrësi, në drejtim të zonave të tjera të vendit.

-Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, të mos lejohet qarkullimi i automjeteve private brenda në qytetin e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës.

-Qarkullimi i automjeteve në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat dhe automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror (personeli shëndetësor dhe social dhe shërbimet mbështetëse në strukturat e kujdesit shëndetësor, publike dhe jopublike, personeli i farmacive publike dhe jopublike, personeli që ofron shërbimet e furnizimit me ushqime, medikamente, shërbimet e kateringut, shërbimet postare, zjarrfikëse, funerale, energjisë, ujësjellës kanalizime, shërbimet private të ruajtjes së sigurisë së objekteve, shërbimet aeroportuale dhe personeli i linjave ajrore), duke dërguar pranë adresave të email-it: simon.mice@asp.gov.al, mitat.tola@asp.gov.al, fetah.guri@asp.gov.al dhe skender.ismaili@asp.gov.al, listën e personave të autorizuar dhe duke i paraqitur punonjësve të Policisë një kopje të këtij email-i.

-Qarkullimi i automjeteve të personave me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale, duke provuar përmes një dokumenti nevojën për trajtimin e tyre, do të jetë i hapur.

-Do të lejohen të qarkullojnë automjete të personelit të medias, duke paraqitur dokumentin e tyre të punësimit ose kartën e gazetarit.

-Për qarkullimin vajtje – ardhje nga aeroporti i Rinasit, drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë punonjësit të policisë, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë.

-Marrja në automjetin e punës, e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda të parashikuara në legjislacionin përkatës.

Next Post
Koronavirusi jam. Mos u tremb!

Koronavirusi jam. Mos u tremb!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1-vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trashëgimia e tij është e gjallë mes nesh

1-vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trashëgimia e tij është e gjallë mes nesh

January 25, 2026
Moti i keq me temperatura të acarta përfshin SHBA-në, Shtëpia e Bardhë mbulohet nga dëbora

Moti i keq me temperatura të acarta përfshin SHBA-në, Shtëpia e Bardhë mbulohet nga dëbora

January 25, 2026
“Reforma më e madhe në polici”, ministrja e Brendshme Mahmood njofton krijimin e FBI-së britanike

“Reforma më e madhe në polici”, ministrja e Brendshme Mahmood njofton krijimin e FBI-së britanike

January 25, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

January 25, 2026
“S’e kam të lehtë të fle në trotuar, por kemi zgjedhur të luftojmë”, Lapaj flet në Berat për protestën e 31 janarit

“S’e kam të lehtë të fle në trotuar, por kemi zgjedhur të luftojmë”, Lapaj flet në Berat për protestën e 31 janarit

January 25, 2026
Dy minutat vendimtare në arrestimin e Maduros, CNN rindërton skenën e operacionit për ‘rrëmbimin’ e tij

Dy minutat vendimtare në arrestimin e Maduros, CNN rindërton skenën e operacionit për ‘rrëmbimin’ e tij

January 25, 2026
Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

January 25, 2026
“Shqiptarët shkëlqejnë kudo!”, Balla përshëndet kandidaturën e Anila Skejës në këshillin komunal të Londrës

“Shqiptarët shkëlqejnë kudo!”, Balla përshëndet kandidaturën e Anila Skejës në këshillin komunal të Londrës

January 25, 2026
Aksident në aksin Elbasan-Ish Metalurgji, automjeti përplas qytetarin me biçikletë. I plagosuri në gjendje të rëndë

Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 35-vjeçari i aksidentuar në Fier-Libofshë

January 25, 2026
“Haga shkelje të procedurave dhe të drejtave të njeriut”, avokatët: Optimistë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

“Haga shkelje të procedurave dhe të drejtave të njeriut”, avokatët: Optimistë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In