Lulzim Basha është padyshim lideri opozitar më i dashuruar me vendet europiane.
Aq i dashuruar me perëndimin, sa ndonëse detyra ia kërkon që të jetë afër problematikave të shqiptarëve, jetën e tij dhe të familjes e ka investuar në Hollandë.
Të gjithë e dinë se prej dhjetë vitesh e ka ndarë jetën mes Tiranës dhe Hollandës.
Edhe gjatë kohës kur ishte kryetar i bashkisë Tiranë, më shumë gjendej në Hollandë se në zyrë. Ashtu sikurse e shoqja e tij nuk voton as në Shqipëri pasi pasaportën shqiptare e ka dorëzuar për atë holandeze.
Së fundmi, vëllai dhe kunata e Bashës nxjerrin zbuluar kreun demokrat për luksin që shoqëron atë dhe familjen e tij në Holandë.
Ata kanë postuar një foto në oborin e një vile luksoze me tre kate në Utrecht, e cila duket qartë që është një shtëpi banimi, jo pushimi./Tema












