Dalin pamjet e para nga banesa, ku u gjetën të vdekura nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi. Dy të ndjerat dhe e mbijetuara Blerta, jetonin në katin e dytë të një pallati në zonën e “Misto Manes” në Kombinat.
Për ironi, poshtë ballkonit të tyre, disa të rinj kanë zgjarravitur disa kryqe nazistë, të quajtur ndryshe svastika. Nuk dihet nëse kryqi ka qënë një provokim për tre gratë, të cilat e kanë shprehur hapur besimin e tyre.
Ndërkohë vëllezërit e të ndjerës, kanë treguar se prej kohësh kërkonin që të flisnin me mbesën e tyre, Anisën, por motra e tyre gjithmonë ka ndërruar temë.
Duke qënë se kishte më shumë se 5 muaj që e mbante të pajetë në shtrat të bijën, 56-vjeçarja nxirrte gjithmonë justifikime për të të bijën. Gjithmonë ajo u thoshte se nuk ndodhej në shtëpi ose se ishte duke fjetur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kombinat, ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre, ndërsa vajza tjetër Blerta është në gjendje kome në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”.







g.kosovari












Ky sekt ka dale haptas me kohe se cfare rruge ndjek pse shteti yne nuk e shpall organizate terroriste sic disa shtete kane vepruar dhe i kane perzene,ky nuk eshte rast i vetem demet jane te pa riparueshme ku belane flini ju gazetare kta njerez veprojne dhe me krijesat e pa mbrojtura e te brishta qe jane femijet deri kur keshtu.