Temperaturat janë nën zero, aq sa është e këshillueshme të mos dalësh jashtë. Virozat apo Covid e bëjnë edhe më të komplikuar të ftohtin këtë vit.
Por këngëtarja shqiptare, Vesa Smolica, i ka befasuar të gjithë me fotot e publikuara këtë fundjavë.
Kur i gjithë vendi dhe Evropa është përfshirë nga acari, ajo duket se nuk i ka problem temperaturat.
Vesa ka publikuar në Intagram dy foto ku shfaqet e veshur me bikini në mes të dëborës.
Vetëm me një pallto hedhur supeve Smolica ka pozuar e qetë, pavarësisht se temperaturat mund të jenë minus disa gradë.
“A ma nxeht mrena a jashtë?”, ka shkruar ajo, duke shoqëruar mesazhin me fotot, ku shfaqet si të jetë në plazh.