Këngëtari i njohur latin vetëdeklarohet homoseksual.
Gjatë publikimit të një video në Instagram, Alboran, një nga artistët më të mirë spanjoll u shpreh përpara fansave të tij se ndihej krenar për prirjet dhe shijet e tij seksuale.
“Jam këtu për t’ju treguar se jam homoseksual”, – u shpreh 31-vjeçari Pablo Alboran.
Vvitin e kaluar ai kishte bashkëpunuar edhe me këngëtaren shqiptare me famë botërore Ava Max, mbi hitin “Tabu”.
Ai kur pranoi publikisht se ishte homoseksual shtoi se shumë njerëz e dinin ose edhe e imagjinuan një gjë të tillë.
Alboran gjithashtu tha se kurrë nuk ishte ndier “i diskriminuar”, as nga familja e tij dhe as nga kompania e tij e regjistrimeve muzikore për shijet e tij seksuale.