Fëmijët e bosit meksikan të drogës Joaquin ‘El Chapo’ Guzman kanë zgjedhur Twitterin për të treguar pasurinë e tyre dhe jetën luksoze, të gjitha falë parave të krimit të organizuar.
Në fotografitë e postuara online nga 3 djemtë dhe vajza e ‘El Chapo’, ata tregojnë jetën e tyre me makina të shtrenjta, festa pa fund dhe kafshë të egra që i mbajnë në shtëpi.
Siç shkruan DailyMail, 60 – vjeçari Guzman, koka e kartelit famëkeq Sinaloa, përllogaritet të këtë një pasuri prej 3 miliardë dollarësh dhe është një prej personave më të pasur dhe më të kërkuar në botë, pas arratisjes nga burgu i sigurisë në lartë Altipano në New Mexico.
Por kjo nuk i ka penguar fëmijët e tij të tregojnë pasurinë e tyre në rrjete sociale. Në një foto të Ivan Archivaldo, djalit më të madh të ‘El Chapo’, ai tregon një prej makinave të tij, një Ferrari, ndërsa brenda saj një armë, AK47.
Ndërsa djali i tretë i El Chapo, Joaquin, shfaqet në festa mondane dhe një prej tyre, ai pozon krah trashëgimtares së famshme Paris Hilton.








