Kryebashkiaku i Clay, West Virginia, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij shkaku i një postimi në “Facebook”, në të cilin e quajti Michelle Obama-n si “majmun me taka”.
Një nëpunëse, Pamela Taylor kishte shkruar në “Facebook”: “Do të jetë një fillim i ri me një Zonjë të Parë klasi, të bukur dhe me dinjitet që kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Jam lodhur duke parë majmun me taka”.
Kryebashkiaku Beverly Whalin kishte komentuar në këtë post, duke thënë: “Ma ndreqe ditën Pam”. Bashkia ka konfirmuar për CNN se Whaling ka thënë dorëheqje, por nuk dihet nëse Taylor kishte vendosur ta bënte të njëjtën gjë. ma.me