Japonia ka qenë afër një fitore sensacionale në Kupën e Botës ndaj Belgjikës
Edhe pse kishte epërsinë 0-2, ekipi kombëtar i Japonisë nuk arriti ta ruante këtë epërsi, duke e përjetuar një përmbysje të tmerrshme, për t’u mposhtur 3:2 në fund.
Këtë humbje më së rëndi e kanë përjetuar tifozët që ishin në tribuna.
Një foto vërtetë e dhimbshme vjen nga Rostov, ku tifozët e Japonisë shfaqen me lot në sy, duke mos u besuar syve në atë çfarë panë.
Kjo fotografi është duke u shpërndarë shumë si në media ashtu edhe në rrjetet sociale.