Prej muajit qershor banesa e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla ruhet nga forcat e Gardës së Republikës. Në fotot e siguruara sot nga “Balkanweb” nga gazetarja Klodiana Lala duket se shtëpia 3-katëshe me gjithë papafingo ruhet edhe nga kamera të shumta sigurie.
Por ajo që vihet re është se punonjësit e Gardës janë civilë dhe jo me uniformë (në rreth). Prokurori i Përgjithshëm ka marrë disa kërcënime me telefon dhe sms, që dyshohet se janë nisur nga burgu, për një çështje në hetim që kishte të bënte me një grup kriminal që merrej me drogë dhe gjobëvënie.