Mediat italiane kanë publikuar fotografinë dhe identitetin e studentes shqiptare, e cila u gjet e vdekur në një konvikt në Trieste, ku edhe studionte.
Viktima është Floriana Xheka, 21 vjeçe, nga Tepelena.
Studentja shqiptare është gjetur në gjendje të rëndë në dhomën e saj nga studentë të tjerë, të cilët kanë njoftuar menjëherë ambulancën.
Ambulanca ka mbërritur në kohë, dhe është munduar për ta mbajtur në jetë për të paktën 1 orë, por që nuk kanë mundur dot ta shpëtojnë.
Ajo është gjetur në dhomën e konviktit E3 në Fabio Severo në Trieste.
a.ç











