Tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit shkaktoi dëmtime të shumta, por edhe 49 viktima, për shkak të fortësisë së tij prej 6.4 ballë të shkallës rihter.
Por ndërsa viktimat dhe banesat e shembura u pikasën të parat, edhe bregu ka pësuar ndryshim.
Ekspertët e huaj bazuar në matjet me satelitë dhe radarë, pretendojnë se tërmeti e ka ngritur tokën në zonën e Durrësit me 10 centimetër.
Ndërkohë ditën e sotme në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje nga rëra e fragmentuar nga lëkundjet.
Rëra shihet e ndarë si e valëzuar, teksa ka krijuar disa radhë, gjë që ka tërhequr vëmendjen e njerëzve.


g.kosovari











