Grabitja dje në Rinas u realizua me një furgon me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’. Furgoni është i njëjtë me atë që përdor kompania ‘ICTS’ përgjegjëse për sigurinë në aeroport, i bardhë me ngjyra të kuqe duke mos lënë në sy. Në zonë ka kamera sigurie, por jo në portat hyrje të pistës së aeroportit.