29 Maji mbahet mend nga të gjithë sportdashësit për tragjedinë e Heysel. Këtë vit u shënua 30 vjetori i tragjedisë, që nga analistët e e shumtë cilësohet si dita kur futbolli e humbi pafajësinë e tij, pasi nuk është më vetëm sport, por edhe dhunë mes huliganëve.
Megjithatë tragjedi të tjera në botën e futbollit kanë ndodhur edhe më parë. Ja kush janë 10 tragjeditë më të më dha në botë e futbollit:
1. Në 1902 në stadiumin Ibrox Park të Rangers, do të shënohet tragjedia e parë gjatë deshjes Skoci-Angli. Gjatë ndeshjes, duke luajtur, shkallët e stadiumit do të shemben duke bërë që tifozët të bien nga mbi 10 metra lartësi. Në atë kohë humbën jetën 25 tifozë.
2. Në vitin 1964 në Lima, Peru pristë në shtëpi Argjentinën në një ndeshje që rezultoi fatale. Teksa vendasit po humbisnin, 6 minuta nga fundi arrijnë të barazojnë, por goli anullohet. Në këtë çast nisin trazirat në radhët e tifozëve që hyjnë në fushë. Policia përdor gaz lotsjellës. Të gjendur në këtë situatë, tifozët përpiqen që të largohen por dyert e stadiumit janë të mbyllura. Kjo krijon kaos dhe si rezultat humbasin jetën 328 tifozë, një ndër tragjeditë më të mëdha të sportit.
3. Duke qëndruar në Amerikën Latine, derbi ndërmjet River Plate dhe Boca Juniors është një ndër spektaklet më të mëdha të futbollit por edhe një prej rivaliteteve më të mëdha. Në vitin 1968 gjatë një ndeshje mes tyre, një grup tifozësh të Bocas, që në këtë rast ishin tifozë miq, kërkuan të lënë stadiumin në përfundim të pjesës së parë. Por gjetën dyert e mbyllura, dhe për arsye ende të pazbuluara tentuan të largohen duke sjellë vdekjen e 71 tifozëve, ku numri më i madh ishin minorenë.
4. Tragjedia e radhës është në Honduras në vitin 1969 në ndeshjen kundër El Salvador. Të dyja shtetet kishin konflikte mes tyre, të cilat u shfaqen edhe në futboll. Tensioni i ndeshjes së vajtjes, u përshkallëzua në ndeshjen e kthimit me të dyja ekipet që vetëm futboll nuk zhvilluan. Aq sa edhe shtypi i asaj kohe u hap me titullin “Lufta në futboll”.
5. Rikthehemi në Evropë dhe më saktë në Glasgou aty ku ndeshen në derbin e vitit 1971 Rangers kundër Celtik. Miqtë po fitonin 1-0, teksa vendasit arrijnë barazimin. Në këtë moment, ka dy versione për nisjen e konfliktit. Sipas versionit të parë, disa tifozë zbritën në fushë dhe morën përpara të gjithë çka u doli. Ndërsa versioni tjetër është se një fëmijë ra nga shkallët dhe kjo solli panik. Bilanci në fund, 66 të vdekur.
6. Në vitin 1982 në Moskë luhej derbi ndërmjet Spartak Moskës dhe Harleem. Edhe pse informacionet janë të dyshimta për shkak të shpejtësisë me të cilin Bashkimi Sovjektik u përpoq ta mbyllte historinë. Megjithatë mësohet se një grup tifozësh kërkuan të hyjnë sërish brenda në stadium në momentin që vendasit shënuan golin e dytë. Policia nuk i lejoi çka solli edhe konfliktin. Bilanci vërtitet nga 60-320 viktima.
7. Në 11 maj 1985, pak ditë nga tragjedia e Heysel, një bisht cigareje e ndezur në stadiumin e Bradford (ekip në ligat e ulëta angleze) do të bëjë që rreth 56 tifozë të humbasin jetën. Shkallët prej druri të stadiumit marrin flakë ndërsa njerëzit digjen dhe asfiksohen nga tymi dhe zjarri.
8. Sheffield 1989, është gjysmëfinalja e FA Cup ndërmjet Liverpool dhe Nottingham Forest. Tifozët e Liverpool janë të shumtë në numër dhe të gjithë kërkojnë të hyjnë. Në këtë moment policia vendos t’i lërë duke i hapur rrugë katastrofës së radhës. Vendi që ishte caktuar për tifozët e kuq ishte mjaft i vogël. Dhe kjo sjell shtyrjen nga ana e tifozëve që ishin më mbrapa duke shkaktuar viktima të shumta nga shkeljet dhe mbytjet e turmës. Bilnaci në fund është tragjik, me 96 viktima.
9. Gjendja e stadiumeve ndryshon në Evropë por jo në Afrikë. Tragjedia e radhës është në vitin 1991 në Johanesburg të Afrikës së Jugut, aty ku luhet derbi ndërmjet Kaizer Chiefs dhe Orlando Pirates. Kapaciteti i stadiumit është 60 mijë tifozë. Por keqmenaxhimi i policisë bën që brenda të futen gati dyfishi. E njëjta histori si me Heysel. Turma shtyn dhe njerëzit gjejnë vdekjen, aq sa edhe bien nga stadiumi. Në fund raportohen 42 viktima.
10. Qëndrojmë në Afrikë dhe këtë radhë shkojmë në Egjipt. Në vitin 2012, në ndeshjen ndërmjet Al Masry dhe Al Ahli tifozeritë e të dyja ekipeve ndeshen mes tyre me mjete të rënda dhe thika. Sipas raportimeve, përleshja kishte edhe natyrë politike, pasi kryeqytetasit e Al Ahly njihen për bindjet e tyre kundër qeverisë. Policia jo vetëm që nuk ndërhyrn, por mbyll portat duke mos i lënë rrugë konfliktit. Në fund raportohen 52 viktima.



















