Makabi Tel Aviv “zbarkon” i fortifikuar në tokën shqiptare. Veç delegacionit të klubit, nuk kanë munguar agjentët sekretë, te cilet duket se kane shtuar masat e sigurise per ekipin. Procedurat në “Rinas” ishin lehtësuese, ndërsa në dalje të aeroportit një eskortë policësh shqiptarë po i prisnin për t’i shoqëruar deri në hotel. Frika nga ndonjë sulm i mundshëm ka bërë që të kontrollonin çdo milimetër ku do të kalonte autobusi i tyre.
E njëjta situatë vlente edhe në stadium, kur skuadra e Kujfit do të kryente stërvitjen e fundit. Nëse Makabi në orën 17:00 duhet të ishte në fushën e “Selman Stërmasi”-t, forcat e sigurisë nga Izraeli kishin një javë që survejonin impiantin. Madje, edhe gjatë seancës nuk munguan agjentët e armatosur. Veç pranisë së autoambulancës që është rregull i UEFA-s, binte në sy brenda stadiumit një furgon i dyshimtë. Në kushte normale, një mjet i tillë nuk do të ishte lejuar brenda, por dje ndodhi e kundërta. panorama/ma.me