Një 17-vjeçar, Ismail Lulli, i zhdukur nga e diela në Pezarese, Itali, është gjetur i vdekur në një gropë pranë një kishe.
Policia italiane konfirmoi se ai ka një plagë të thellë thike rreth qafës. Hetuesit italianë për momentin kanë marrë në pyetje dy adoleshentë shqiptarë, por pa dhënë urdhër ndalimi.
Viktima i kishte dërguar një mesazh nënës së tij të dielën duke i thënë të mos e kërkonte, por policia nuk përjashton mundësinë që mesazhi të jetë shkruar nga vrasësit e tij.
Nga hetimet e para rezulton se i riu është vrarë në një stacion hekurudhor dhe më pas është hedhur në përrua. Dyshohet se vrasja e tij ka ardhur si pasojë e një pagese për një sasi të vogël droge.










