• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Ishte kapur rob nga separatistët pro-rusë, vdes në paraburgim britaniku. Londra: Duam sqarime

by Java News
15/07/2022 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetasi britanik Paul Urey, i cili u kap rob nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë, ka vdekur në paraburgim, sipas raportimeve në media. Mbretëria e Bashkuar shprehet se po kërkon sqarime urgjente nga Ukraina dhe qeveria ruse mbi raportet për vdekjen e një punonjësi humanitar britanik.

“Ne po e ngremë urgjentisht këtë me aleatët tanë ukrainas dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse”, tha zyra e Ministrisë së Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar. “Ne vazhdojmë të jemi në kontakt të ngushtë me familjen”. Urey, nga Warrington, Cheshire, u arrestua në një pikë kontrolli pranë qytetit juglindor të Zaporizhias në prill dhe u akuzua si mercenar.

Ai u mbajt rob në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donjeckut (DPR) së bashku me një person tjetër, Dylan Healy, ndërsa thuhet se po përpiqej të shpëtonte një grua dhe familjen e saj të bllokuar nga luftimet.

Një përfaqësues i separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore deklaroi më 15 korrik se britaniku Paul Urey kishte vdekur në paraburgim. “Ai vdiq më 10 korrik,” tha përmes rrjetit Telegram Darya Morozova, përfaqësuesja e një grupi separatist në Donjeck. Ajo tha se 45-vjeçari vdiq “për shkak të sëmundjes dhe stresit”. Morozova tha gjithashtu se Urey vuante nga diabeti, një pretendim që nuk mund të konfirmohej menjëherë. Kapja e Urey në prill nga forcat separatiste në mesin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, që nisi në fund të shkurtit, u konfirmua edhe nga një television rus që tregonte asokohe marrjen në pyetje të tij, ndërsa ishte i prangosur.

Organizatat joqeveritare dhe kolegët e kanë përshkruar Urey si një punonjës humanitar. Ushtarët separatistë të mbështetur nga Rusia e kanë përshkruar atë si një ushtar “profesionist” dhe e kanë akuzuar për “veprimtari mercenare”. Familjarët e Urey deklaruan në maj se po “përgatiteshin për më të keqen”./m.j

Next Post
Ekonomia e Kinës dëshmon qëndrueshmëri dhe rimëkëmbje

Ekonomia e Kinës dëshmon qëndrueshmëri dhe rimëkëmbje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Vlerësimi i Bankës Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite për të arritur gjysmën e të ardhurave të BE

February 27, 2026
Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

February 27, 2026
Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

February 27, 2026
Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

February 27, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Hetimet e mikrokredive rikthehen te SPAK pas mangësive në dosje

February 27, 2026
“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

February 27, 2026
“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

February 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

February 27, 2026
Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In