Konkursi i hapur për Parkun Kombëtar të Liqenit Artificial dhe projektet e prezantuara dje nga kryeministri Edi Rama u bënë objekt diskutimesh të shumra jo vetëm në sferën politike. Kjo gjë nuk mund t’i shpëtonte as rrjeteve sociale të cilat si gjithnjë me ironi kanë përcjellë projektet e prezantuara.
Një foto që po bën xhiron e internetit, ironizohet projekti ku thuhet se ai ngjan më së tepërmi me hyrjen e një pallati dhe jo me hyrje të Parkut Kombëtar.