Aktori Donald Veshaj, duket se është shumë i rënduar psikologjikisht. Ai sot ka shkruar në pasqyrë: Më nxirrni që këtu.
Kjo situatë vjen pasi dikush, i identifikuar si ‘Leo’ u ndodh pranë shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ duke u deklaruar si fansi i Bora Zemanit. Leo bërtiti me ofeza ndaj Donaldit dhe Beatrix.
Mbase një reagim i Bora Zemanit, i cili nuk ka ardhur akoma, do qetësonte disi mbi reagimin në publik rreth trekëndëshit. Duket se çdo gjë po i kalon limitet dhe nuk po merret asnjë masë.
Ky sezon i ‘Big Brother VIP’ i ka përballur banorët me situata, të cilat i kanë rënduar shumë psikologjikisht.
/b.h