Një ngjarje e turpshme ka ndodhur ditën e sotme në një prej autobusëve të linjës Tiranë-Sarandë, ku një i moshuar, rreth të 60-ave ka ngacmuar një femër. Denoncimin e ka bërë vetë e dëmtuara, e cila ka shkruar dhe ka dërguar fotot pranë redaksisë së Jetaoshqef.al.
Ajo thotë se i moshuari zgjaste dorën “si pa dashje dhe mundohej që t’ia afronte tek organi i saj gjenital”. “Ja çfarë bën xhaja në autobus zgjat dorën me kap zogun”, – shkruan vajza.
Në vijim ajo shton së “xhaja” nuk e ka ngacmuar me fjalë por direkt me vepra, ndërsa e ndier në siklet, vajza nuk ka reaguar aspak, thjesht është munduar të mënjanohet nga dora e tij.