• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO / I fundosi dëshmia e Tafanit, kush janë disa prej anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut

by A R
28/09/2023 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia dhe Prokuroria e Elbasanit pritet që të dalin në një konferencë për shtyp, për operacionin e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës ku u lëshuan të paktën 15 urdhërarreste.

Ky operacion erdhi pas dëshmisë së Artan Tafanit, i arrestuar disa ditë më parë si autor i grabitjes së një pike këmbimi valutor në Astir të Tiranës.

Dëshmia e tij ka çuar në zbardhjen në total të 16 ngjarjeve kriminale. Bëhet fjalë për 6 vrasje të ndodhura në kohë dhe në vende të ndryshme, 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 2 raste të vjedhjes me dhunë dhe 3 raste të sigurimit të kushteve për vrasje.

Artan (Marius) Tafani

Po sipas të njëjtave burime, këto ngjarje kriminale janë bërë për llogari të grupit të Laert Haxhiut.

Arrestimi i Tafanit ishte mbajtur sekret për shkak të hetimeve dhe dyshimeve të përfshirjes së tij në grupin e Haxhiut. Ai mbahej nën vëzhgim për disa kohë deri sa uniformat blu ndërhynë duke e arrestuar. Tafani është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Në mesin e emrave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhërarreste janë Bledar Berberi, Mariglen Topuzi dhe Firdeus Berberi.

Laert Haxhiu
Laert Haxhiu

Të 4 këta persona janë në fakt pas hekurave. Laert Haxhiu ndodhet i burgosur në Greqi. I konsideruar si person i shumëkërkuar nga policia shqiptare, ai u kap në Janinë në Maj të këtij viti.

Haxhiu po lëvizte me një makinë BMW, kur u arrestua nga autoritetet atje, së bashku me dy shqiptarët e tjerë. Por përpara se të viheshin në pranga, ata tentuan t’i iknin policisë greke. Gjatë kësaj kohe përplasën të paktën 3 makina të tjera e më pas përfunduan duke goditur edhe një bordurë. Krahas arrestimit, policia u gjeti 3 shqiptarëve dhe 1400 Euro.

Laert Haxhiu ishte në kërkim që prej vitit 2017, kohë kur u dënua fillimisht nga Gjykata e Lushnjes me 18 vjet burgim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, si autor i një ngjarje në 2016 ku mbetën të plagosur dy persona. Ngjarje kjo që si zanafillë ka hakmarrjet që lidhen me konfliktet e vjetra të bandës së Lushnjes. Sakaq Haxhiu gjithashtu rezulton person i përfshirë edhe në çështje të trafikut drogës në Shqipëri dhe i dënuar nga Gjykata e Durrësit.

Në makinë me Haxhiun ndodhej Juxhin Bajrami dhe Firdeus Berberi.

Firdeus Berberi

Firdeus Berberi, 22 vjeç ishte i kërkuar nga policia shqiptare për plagosje të rëndë me dashje. Ai akuzohet si një nga dy autorët e plagosjes me armë zjarri të Johan Muçllarit, ngjarje e ndodhur në Prill të 2022-it në Pogradec. 2 muaj pas kësaj ngjarjeje, policia arrestoi njërin prej tyre, Griseld Maxharin, ndërsa Firdeus Berberi u shpall në kërkim. Prej asaj kohe, ai vijonte të ishte në kërkim.

Mariglen Topuzi

Mariglen Topuzi ndodhet aktualisht në qeli. Ai është arrestuar pas ngjarjes që ndodhi në Gusht të 2020-s, ku ai qëlloi me breshëri automatiku drejt hotel “Volorekës” në Pogradec. Pjesa më e madhe e plumbave u qëllua drejt dhomës ku flinte djali 20-vjeçar i pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari. Por si pasojë e të shtënave mbetën të terrorizuar pushuesit e hotelit të cilët thanë se breshëritë e kallashnikovit zgjatën për disa minuta duke u bënë në rrezik jetën fëmijëve të tyre. Më parë, Topuzi është dënuar me 10 muaj burg për djegien e makinës së djalit të pronarit të hotelit. Mariglen Topuzi është arrestuar edhe më parë pas një operacioni antidrogë. Ai u kap bashkë me Tom Hilën me një ngarkesë prej 600 kilogramë kanabis që dyshohej se do të çohej drejt Greqisë.

Edhe Bledar Berberi ndodhet në qeli, i arrestuar po ashtu më herët për krime të tjera.

/a.r

Next Post
FOTO / Bjellorusia “rekruton” Miss-et në ushtri

FOTO / Bjellorusia “rekruton” Miss-et në ushtri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

January 24, 2026
Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

January 24, 2026
“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

January 24, 2026
“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

January 24, 2026
U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

January 24, 2026
Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Analiza: A do të sjellin bisedimet Ukrainë-Rusi fundin e luftës?

January 24, 2026
“Emri i kandidatit për Tiranën, çështje ditësh”, Noka takon Tedi Blushin: Përjashtojmë nga bashkëpunimi Arlind Qorin

Sot opozita në Bulevard/ Paralajmëron valë protestash, Noka zbulon skenarët: Betejë kundër kthetrave të ‘kuçedrës’ që..

January 24, 2026
VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

January 24, 2026
Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

January 24, 2026
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In