E diela nis me buzëqeshje dhe dashuri të reja për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.
I ulur në një kolltuk, i zhveshur nga kostumi i presidentit, Meta ka publikuar një foto, ku shfaqet duke përkëdhelur me macen e tij.
“Çfarë dashurie” shkruan presidenti krahas fotos me macen.
Ndërkohë një ditë më parë ai ka qëndruar i heshtur përsa i përket zhvillimeve politike në PD, ku u mblodh Kuvendi i PD dhe u morën vendime shumë të rëndësishme, siç ishin ndryshimet në statut apo edhe shkarkimi i Lulzim Bashës.
/b.h