• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Hodhi gruan nga kati i katërt, foto e bashkëshortit vrasës dhe gruas

by Java News
04/12/2016 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm dy javë pas kthimit nga Gjermania hedh gruan nga dritarja e banjës. Nëna e dy fëmijëve, Liljana Ruko, ndërroi pak çaste pas përplasjes së fortë me tokën, si rrjedhojë e rrëzimit nga kati i katërt i banesës. Në fillim u duk si vetëvrasje e 42-vjeçares, e cila u gjet thuajse e zhveshur në tokë, por më pas dëshmitë e fqinjëve zbuluan për policinë se kishte qenë burri shkaktari i hedhjes së saj nga ballkoni.

Viktima: Liljana RukoViktima: Liljana Ruko

Gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash dhe vetëm britmat e gruas kanë bërë që të zbulohet se ishte një krim në familje.

PISTA

Hetimet nga policia thonë se dyshohet se bashkëshorti ka pasur probleme xhelozie dhe për këtë ka krijuar debat. I marrë në pyetje për ngjarjen, vetë autori i dyshuar ka thënë se ka qenë një sherr momental, por nuk pranon që të ketë hedhur gruan.

Autori: Fredi RukoAutori: Fredi Ruko

“Ka rrëshqitur në banjë, nuk arrita të ndaloja dot”, është shprehur ai. “Nuk kemi pasur konflikte. U grindëm, u përleshëm dhe ajo ra vetë. Nuk e hodha unë. Vërtetojeni këtë.

Unë e doja. S’di pse e nisëm sherrin”, ka thënë ai në polici, ndërsa nuk ka pranuar të japë asnjë arsye për ngjarjen. Megjithëse deri në orët e vona të mbrëmjes 53-vjeçari është marrë në pyetje, ai nuk ka treguar se e kishte shtyrë me dashje të shoqen.

Sipas burimeve nga Policia, ai ka shfaqur tronditje psikologjike. Pritet që të merren dhe dëshmitë e të afërmve të tyre në lidhje me marrëdhëniet e çiftit.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:40, në lagjen “Kryengritja e Fierit”, në Fier. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, dy bashkëshortët janë grindur me njëri-tjetrin dhe pasi janë dëgjuar zhurma e britma, gruaja ka fluturuar nga kati i katërt i pallatit.

Viktima është Liljana Ruko, 42 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, 17 dhe 13-vjeçarë. Ajo ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa policia ka shoqëruar si të dyshuar për ngjarjen të shoqin e saj, Fredi Ruko. Të parët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë qenë fqinjët, të cilët mësohet se e kanë gjetur gruan e re të mbuluar nga gjaku. Sipas tyre, gruaja i kishte flokët e lagura dhe në trup mbante veshur një robdëshambër, pasi mendohet që sapo kishte dalë nga dushi.

Next Post
FOTO/ Veliaj nderon me “Simbolin e qytetit” aktorin Luftar Paja

FOTO/ Veliaj nderon me “Simbolin e qytetit” aktorin Luftar Paja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In