FOTO/ Hillari Klinton në shtëpinë luksoze të shqiptarit
Sali Rusi, i cili ka lindur në Shqipëri, po bën fushatë për të mbledhur fonde në mbështeteje të kandidaturës së Hillari Klinton për presidente e Shteteve të Bashkuara. Për të mbledhur fonde për fushatën e saj, ai organizoi një festë në ambientet e shtëpisë së tij.
Në këtë festë, merrte pjesë senatorja Diane Savino dhe Hillari Klinton, e cila qëndroi rreth një orë. Të ftuar ishin rreth 100 persona, shumica e të cilëve shqiptarë.
Festa u organizua në Staten Island, që është pjesë e shtetit të Nju-Jorkut, në shtëpinë me vlerë 2.64 milionë dollarë të shqiptarit. Rusi e mbështet Hillarin për shkak të politikave të ndjekura nga bashkëshorti i saj, Bill Klinton në mbështetje të shqiptarëve etnikë gjatë Luftës së Kosovës në vitet 1990.











