Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj që është edhe kandidat i PAN për kryeministër të Kosovës ka shfrytëzuar fundjavën për të zhvilluar një takim në Shqipëri me kryeministrin Edi Rama. Rama dhe Haradinaj kanë zhvilluar një takim në vilën qeveritare në Dhërmi, ndërsa kanë biseduar edhe për situatën politike të fundit në Kosovë.
Ndërsa gruaja e Ramush Haradinajt, Anita Muçaj-Haradinaj përmes një postimi në Instagram ka publikuar një foto nga takimi “Sot me Edin në Dhërmi!! Kryeministri i shqiptarëve” shkruan ajo.
Institucionet në Kosovë janë në ngërç, pasi ende nuk është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit për t’i hapur rrugë krijimit të qeverisë. Haradinaj pretendon se i ka numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë.